INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkonit bashkim familjar? Kanadaja i jep fund lotarisë

Kërkonit bashkim familjar? Kanadaja i jep fund lotarisë

Publikuar më: 10:44 21-08-2018

Kanadaja njoftoi se do ti japë fund lotarisë për prindërit apo gjyshërit e huaj që duan ribashkimin me fëmijët e tyre që kanë imigruar në këtë shtet, duke iu rikthyer politikës së mëparshme kush vjen i pari, i shërbehet i pari. Rreth 95 000 dosje të prindërve apo gjyshërve që dëshirojnë të vendosen në Kanada, përkrah fëmijëve të tyre, u regjistruan on line në fund të 2017 për një përzgjedhje me short me vetëm 10 000 vende për t’u pranuar.
Otawa ndryshoi funksionimin e ribashkimit familiar në fund të vitit 2017, në favor të një sistemi të përzgjedhjes me short i përshkruar nga shumë emigrantë si ”mizor”dhe ”pa zemër”.
Qeveria e Justin Trudeau sqaroi në atë periudhë se kjo reformë duhej ta bënte përzgjedhjen më ”transparente”.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227