INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkon të mbajë gjallë kujtimin e tij, adoleshenti bën 11 operacione plastike për t’u dukur si Michael Jackson

Kërkon të mbajë gjallë kujtimin e tij, adoleshenti bën 11 operacione plastike për t’u dukur si Michael Jackson

Publikuar më: 19:14 26-01-2019

Vdekja e ikonës së popit, Michael Jackson trishtoi shumë fansa të tij në mbarë botën. Megjithatë disa prej tyre kërkojnë ende ta mbajnë gjallë. Shumë fansa të tij në përpjekje për t’i ngjarë sa më shumë, i janë nënshtruar një sërë operacioneve, por ai që ka thyer të gjitha rekordet është Leo Blanco. Ky i fundit ka nisur ndërhyrjet plastike që në moshën 15-vjeçare. Ai ka shpenzuar 30 mijë dollarë për 11 operacione plastike, vetëm me qëllim për t’u dukur si ylli i popit.

Në një intervistë për “The mirror” ai është shprehur:“Midis gjërave që dua unë, gjërave që duan prindërit e mi dhe gjërave që mjekët janë të gatshëm të bëjnë, do ketë gjithmonë luftë”.

1-385.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221