INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkoi ndihmë nga policia se po përndiqej. Disa ditë më vonë studentja u gjet e vrarë

Kërkoi ndihmë nga policia se po përndiqej. Disa ditë më vonë studentja u gjet e vrarë

Publikuar më: 19:47 26-12-2018

Lauren McCluskey ishte e shqetësuar dhe e irrituar kur telefonoi Policinë e qytetit të Salt Lake në 19 tetor. Një person të cilin e kishte takuar vetëm një muaj më parë, e kishte ngacmuar vazhdimisht pasi ajo i dha fund marrëdhënies së tyre të shkurtër. Ajo tha se policia në Universitetin e Utah, ku ajo ishte studente, nuk po bënte mjaftueshëm për t'i dhënë fund situatës, tha ajo në një telefonatë të bërë në 911.
"Unë jam e shqetësuar sepse kam kontaktuar me policinë e kampusit në Univeritet dhe të shtunën e kaluar kam raportuar por nuk kam marrë një përditësim", i tha ajo Policisë së Salt Lake City. "Ata nuk më kanë informuar ose nuk kanë bërë asgjë," shtoi ajo. Kjo thirrje në 911 dhe një tjetër nga McCluskey u morën nga CNN vetëm disa ditë pas shqyrtimit të rastit nga Departamenti i Sigurisë Publike i Utah-s, ku po hetohet se se çfarë mund të ishte bërë ndryshe për të parandaluar vdekjen e saj. McCluskey, një atlete 21-vjeçare e Universitetit të Utah-s, u qëllua dhe u vra nga 37-vjeçari Melvin Rowland, më 22 tetor. “Rowland, një shkelës i dënuar i për ngacmime dhe dhunë seksuale i cili kishte shpenzuar më shumë se një dekadë burg, u vetëvra disa orë më pas një ndjekjeje të policies” deklaroi policia universitare.

studen.jpgHetimi i vrasjes zbuloi se oficerët e Universitetit të Utahut nuk dinin se si të kërkonin informacion kriminal ose informatë për lirinë, tha bashkëpunëtori i CNN. Gjithashtu hetimi zbuloi se Rowland ishte liruar me kusht tri herë, dhe kishte shkelur lirimin e tij duke u kthyer dy herë në burg. Universiteti tha se këto çështje ishin më të gjera dhe nuk kishin lidhen me ndonjë gabim individual. "Raporti i ekipit shqyrtues identifikoi boshllëqe në trajnime, ndërgjegjësim dhe zbatim të politikave të caktuara, në vend të gabimeve në performancën individuale", tha universiteti. 

perndjeksi.jpgPrindërit nuk pajtohen me përfundimin e hetimit.
McCluskey dhe Rowland u takuan në një bar në shtator dhe u lidhën për rreth një muaj derisa McCluskey mësoi se ai kishte një dënim penal dhe se e kishte gënjyer për moshën dhe emrin e tij. Ajo përfundoi marrëdhënien më 9 tetor, sipas një linje kohore të ngjarjeve. Gjatë dy javëve të ardhshme, ajo i telefonoi policisë së kampusit disa herë për të raportuar ngacmime me mesazhe, si dhe një tentativë zhvatjeje. Ajo i tha policisë se i dërgoi 1,000 dollarë në një llogari me shpresën për të mbajtur fotot kompromentuese të privatësisë së saj. Audio nga thirrjet e McCluskey 911 në Policinë e Solt-Lejkut tregojnë se ajo ishte gjithnjë e më e pakënaqur nga ritmi i hetimit të universitetit. Ajo thirri për herë të parë Policinë e Solt-Lejkut në 13 tetor për të thënë se ajo ishte shantazhuar për para dhe dispeçeri e këshilloi atë të fliste me policinë e Universitetit të Jutas. "Unë i kam kontaktuar ata tashmë, dhe më kërkuan që të flas me ju" tha McCluskey. Një javë më vonë ajo e thirri përsëri Policinë e Solt-Lejkut për të ndjekur çështjen dhe tha se kishte qenë një javë që nga azhurnimi i saj i fundit. Por përsëri dispeçeri i referoi asaj policinë e shkollës, e cila kishte juridiksion mbi rastin. Prindërit e McCluskey, Jill dhe Matthew McCluskey, postuan një kundërshtim për gjykimin e rastit të saj, sipas CNN. Kundërshtimi i tyre parashtron një numër rastesh në të cilat policia e Universitetit të Utahut dështoi të parandalonte një situatë që u bë gjithnjë e më e rrezikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040328502655029