INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohej për vrasje në Angli/ Kapet në Durrës i shumëkërkuari

Kërkohej për vrasje në Angli/ Kapet në Durrës i shumëkërkuari

Publikuar më: 09:42 01-03-2019

Arrestohet në Durrës një i ri 23-vjecar, i kërkuar nga drejtesia britanike për vrasje.

Policia bën me dije se shtetasi E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj, Shijak u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai kërkohej nga autoritetet britanike që prej vitit 2018.

Njoftimi

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar.

E. S., 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Xhafzotaj – Shijak .

Autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster/Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Prokuroria e Pergjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është rezultati i parë pas Marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017 që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102