INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkesa në Kuvend, tryezë mes të gjitha partive për ndryshimin e sistemit

Kërkesa në Kuvend, tryezë mes të gjitha partive për ndryshimin e sistemit

Publikuar më: 09:41 25-05-2019

Opozita e re ka bërë një propozim për uljen në tryezë të të gjithë partive politike për të ndryshuar sistemin elektoral. Kërkesa i është drejtuar Kuvendit dhe maxhorancës, një ditë pasi është caktuar që deri më datën 28 nëntori të këtij viti Komisioni për Reformën Zgjedhor të ketë pëmbyllur diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor. Kërkesa në fjalë është publikuar nga deputetja Rudina Hajdari. "38 deputetë të opozitës nënshkruan një kërkesë ndaj Kuvendit të Shqipërisë dhe mazhorancës për të mbledhur një tryezë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civile për të hapur një diskutim të gjerë publik për reformimin e sistemit zgjedhor”, thuhet në kërkesë.

Aktualisht Shqipëria aplikon sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura. Janë bërë shumë herë tentativa për ndryshimin e formulës së zgjedhjes së përfaqësuesve të popullit në Parlament por deri më tani përpjekjet nuk janë finalizuar me sukses.

kerkesa_per_sistemin.jpg

firmetaret.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0026059150695801