INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcimi, kura e re për sëmundjet e zemrës

Kërcimi, kura e re për sëmundjet e zemrës

Publikuar më: 13:59 28-03-2016

Kërcimi, është ilaçi i ri për të luftuar hipertensionin. Pikërisht të ndjekësh ritmin dhe të vallëzosh është terapia  kundër sëmundjeve kardiovaskulare, që shkaktojnë pjesën më të madhe të vdekjeve në botë.

Një pjesë e madhe e këtyre sëmundjeve, vijnë për shkak të abuzimit me ushqimin, alkoolin dhe duhanpirjen.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundjet që godasin zemrën ndodhin edhe si pasojë e moskryerjes së aktivitetit fizik.

Mënyrat për të shmangur rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare u diskutuan këto ditë në një konferencë mjekësore në Napoli. Një nga konkluzionet e kësaj konference ishte dhe kërcimi, si një ilaç kundër hipertensionit. Ekspertët sugjeruan se një vallëzim mund të realizohet me një kohëzgjatje prej 30- 40 minutave dhe 3 deri 4 herë në javë, në mënyrë që të jetë një armë efektive kundër sëmundjeve që prekin zemrën.

Aktivitetet aerobike, ku përfshihet dhe kërcimi reduktojnë rritjen e presionit në gjak dhe mbajnë larg sëmundjet e arteries koronare.

Kardiologu italian, Massimo Volpe shprehet se është thelbësore që sidomos moshat e mesme duhet të këshillohen me specialistë për llojin e ushtrimeve fizike që duhet të kryejnë. Kurë për sëmundjet e zemrës është sidomos aktiviteti aerobik, në veçanti kërcimi. Përveç efektit si mbrojtës i zemrës, vallëzimi ka efekte shumë pozitive edhe në gjendjen psikologjike të njeriut.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375