INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënohet Lulzim Basha, nën survejim të policisë 24 orë në ditë

Kërcënohet Lulzim Basha, nën survejim të policisë 24 orë në ditë

Publikuar më: 09:34 01-06-2018

Duket se familja e Lulzim Bashës nuk po gjen qetësi. Të dhënat mediatike bëjnë të ditur se Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.
Ndërhyrja e policisë për të marrë nën vëzhgim, çka synon sigurinë e familjarëve dhe kreut të opozitës, është ndërmarrë prej disa ditësh nga uniformat blu.
Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kjo nuk është hera e parë që lideri i opozitës mbahet nën survejim 24 orë në ditë nga uniformat blu. Edhe disa kohë më parë familjarët por dhe kreu i opozitës u mor ‘nën mbrojtje’ nga uniformat blu, pas denoncimit se ai ishte kërcënuar me jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986