INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënimi nga armët kimike/ Britania trajnon ushtrinë për tu mbrojtur nga sulmet e rrezikshme

Kërcënimi nga armët kimike/ Britania trajnon ushtrinë për tu mbrojtur nga sulmet e rrezikshme

Publikuar më: 17:55 18-04-2018

Armët kimike dhe nervore janë kërcënimi më i rrezikshëm që po i bëhet shoqërisë, dhe botës.

Pas sulmit kimik në Siri apo dhe atij në Angli të ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia qeveritë kanë nisur të ndërmarrin masa mbrojtëse.

Britania e madhe lajmëron se po investon rreth 48 milion paund për qendrat mbrojtës ndaj armëve kimike, shkruan intv.al

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Britanike ka theksuar se ngjarjet e fundit kanë treguar se kërcënimi kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor është real dhe po evulon dhe nëse nuk merren masa konkrete dëmet do jenë të paimagjinueshme.

Si përgjigje ndaj këtyre sulmeve Britania po ofron pajisje dhe trajtime ushtarake për tu mbrojtur nga rreziku kimik. Ushtria po stërvitet për të përdorur pajisjen Toxic Dagger.

Kjo është stërvitja më e madhe vjetore e luftës kimike në Britaninë e Madhe, ku përfshihen 40 marinarë të Komandës Royal dhe personel nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes duke u mbështetur nga Shëndetit Publik dhe Themelimi i Armëve Atomike .

Vetë Britania e madhe nuk lejon të prodhohen armë kimike, pasi ka firmosur konventën kundër armëve kimike. Megjithatë siç thekson dr. Michelle Bentley, lektore e lartë në Universitetin e Londrës, po lejojnë mbrojtjen ndaj sulmeve kimike./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113