INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni ngrënë jashtëqitje kastori pa e ditur! Zbuloni produktet që e kanë si përbërës

Keni ngrënë jashtëqitje kastori pa e ditur! Zbuloni produktet që e kanë si përbërës

Publikuar më: 11:50 09-10-2018

A e dini se çfarë keni ngrënë deri më sot? Ndoshta s’ju ka shkuar asnjë herë në mendje, por disa produkte specifike kanë disa përbërës po aq specifikë dhe jo aq të këndshëm kur e mendon.

Kështu, Alex Kann nga Community Channel ka zbuluar disa nga të fshehtat e “qelbura” të industrisë ushqimore. Një rast është jashtëqitja e kastorit.

Castoreum është një aditiv i shijshëm i bërë nga sekrecionet e kastorëve. Ata e përdorin sekrecionin për të shënuar territorin e tyre dhe për të tërhequr një partner/e për t’u çiftuar.

Ndërsa ne e përdorim si një ëmbëlsues vaniljeje, ëmbëlsues me shije luleshtrydheje ose mjedre në pije dhe ëmbëlsira.

Me siguri nuk do të donit ta dinit se ky përbërës ndodhet të ato që konsumoni dhe gjithashtu nuk e dini se lejohet të renditet si “aromë e natyrshme” në listat e përbërësve.

Për çfarë përdoret?

Sipas befoodsmart.com, sekrecionet e kastorëve mund të gjenden në pijet alkoolike, mallrat e pjekura, produktet e qumështit të ngrirë, çamçakëzat, ëmbëlsirat, produktet e bulmetit, buding, xhelatinë, akullore, aromatizues vanilje dhe ushqime me salcë me mjedër.

Article Logic
Execution time: 0.0031678676605225