INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni kaluar një javë të lodhshme?! Kjo është kura e duhur për tu relaksuar para gjumit

Keni kaluar një javë të lodhshme?! Kjo është kura e duhur për tu relaksuar para gjumit

Publikuar më: 22:18 10-03-2019

Ka nisur edhe një javë tjetër e lodhshme? Ku ka gjë më qetësuese sesa ta trajtosh veten me një maskë qetësuese para gjumit. Po para se të shkosh te dyqani me produkte kozmetike dhe të kërkosh diçka të jashtëzakonshme, pse nuk bën vetë një maskë shumë të thjeshtë?

Kjo është një përzierje e freskët dhe mjaft qetësuese pas një jave të lodhshme. Madje, edhe më shumë se kaq – është e ngrënshme. Cool, apo jo?

Ja çfarë duhet të bësh:
- 3 lugë gjelle kos grek
- 1 lugë gjelle kakao pluhur
- 1 lugë gjelle dhallë
- 1/2 banane pure
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle lëng limoni

Përzieji të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të përftosh një masë homogjene. Aplikoje maskën lehtësisht në fytyrë dhe lëre të veprojë për 10 – 15 minuta. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë. Pas maskës, përdor gjithmonë hidratuesin raporton revista “Class”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492