INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni frikë? 10 mesazhet erotike që duhet të guxoni t’ia dërgoni të paktën një herë partnerit

Keni frikë? 10 mesazhet erotike që duhet të guxoni t’ia dërgoni të paktën një herë partnerit

Publikuar më: 22:44 24-04-2018

Ndonjëherë duhet që të jeni pak erotik jo vetëm përballë, por edhe përmes telefonit me partnerin tuaj. Janë këto detajet e vogla që mbajnë zgjuar interesin dhe shtojnë dëshirën seksuale mes një çifti. Ja 10 mesazhet që do të çmendin partnerin tuaj:

1.“Kam menduar për ty gjatë gjithë ditës dhe sigurisht që nuk ishin mendime të pafajshme”

Asgjë më shumë nuk e ndez erotizmin sesa fantazia, një mesazh i tillë sugjeron se jeni gati që këto mendime të nxehta t’i ndani me të dhe t’i vini në praktikë!

2.“Do të tregoj një gjë, nëse ti më tregon një gjë tjetër”

Një mesazh i nxehtë, i cili nuk i lë aspak hapësirë imagjinatës. Mjafton vetëm që ai ta lexojë këtë mesazh dhe do të vijë menjëherë te ju!

3.“Kam parë fundshpinën tënde…është fantastike!”

Edhe meshkujt janë përkëdhelës dhe u pëlqen të marrin vlerësime dhe komplimente për trupin e tyre…kjo gjë i eksiton!

4.“Kam fshehur diçka për ty në dekoltenë time”

Ashtu siç të gjithë e dinë, meshkujve u pëlqen gjoksi i femrave! Ndaj ideja për ta ftuar partnerin tënd, për “gjueti”, në një zonë të tillë do ta çmendë atë dhe sigurisht kjo gjë do t’i pëlqejë patjetër.

5.“Nuk kam veshur të brendshme”

Është një frazë që çdo mashkull e ëndërron që t’ia thoni. Këtë gjë mund t’ia thoni nëpërmjet një mesazhi, ose ndoshta përpara se të dilni për darkë dhe pasi të ktheheni do të shihni se çfarë do të bëjë.

6.“Kravatën që ke veshur do ta përdorim sonte.”

Me një frazë të tillë ai do të numërojë orët që e ndajnë nga kthimi i tij për në shtëpi për të eksperimentuar me ju të gjitha lojërat që mund të bëhen me një kravatë.

7.“E di që po ikën në palestër, por ruaj edhe pak energji për më pas”

Mashkull i paralajmëruar, gjysmë i eksituar! Do ta shihni sesa shpejt do t’i bëjë ushtrimet për t’u kthyer menjëherë në shtëpi. Në këtë pikë pse mos t’i propozoni një dush të mirë për të dy njëkohësisht, për të hequr erën e djersës!? Provojeni!

8.“Kam shpikur një lojë të re, do të vish ta provojmë bashkë?!”

Edhe meshkujt i duan lojërat e seksit, sepse fundja lojërat e nxehta u pëlqejnë të gjithëve duke qenë se na bëjnë të provojmë ndjesi të reja…

9.“Kam nevojë të relaksohem, përse nuk vjen të më ndihmosh?”

Me siguri partneri juaj do të gëzohet dhe do të jetë i gatshëm që t’ju japë një “dorë” për t’u qetësuar pak.

10.“Kam veshur atë fustanin që ty të pëlqen shumë pa asgjë poshtë.”

Do të jetë shumë kurioz për të ardhur e për të verifikuar nëse vërtetë poshtë atij fustani të çmendur që ju bën shumë seksi nuk ka asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.0034987926483154