INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dyshime në jeni drejtues i mirë apo jo? Nëse po, ballafaqohuni me të vërtetën

Keni dyshime në jeni drejtues i mirë apo jo? Nëse po, ballafaqohuni me të vërtetën

Publikuar më: 11:40 03-05-2019

Modeli i liderit, Volodimir Zelensky komedianit, që u zgjodh Presidenti i Ukrainës mbase nuk është ideali, po ai i ka të qarta idetë se si mund të sillesh me vartësit.

Ky model tregon se drejtuesit që kanë aftësinë për të bërë punëtorët e tyre të qeshin dhe të ndjehen mirë, janë më të suksesshëm në raport me ta. Shumë liderë kanë treguar se një shaka apo një anekdotë qesharake bën që punëtorët ndihen në formë dhe të motivuar. Për pasojë ata kanë më shumë produktivitet në punë.

Ja disa mënyra sesi udhëheqësit mund të bëjnë humor gjatë punës, por pa u dukur karagjozë:


-Liderët e mirë duan një ekip të unifikuar pas tyre. Përdorimi i humorit ka treguar se forcon solidaritetin ndërmjet kolegëve dhe liderëve të suksesshëm.
-Humori ndikon në shmangien e lodhjes. E qeshura nuk mund të jetë gjithmonë zgjidhja më e mirë, por nëse udhëheqësit dëshirojnë të motivojnë punonjësit e tyre, atëherë në këtë rast humori është zgjidhja perfekte. Përdorimi i humorit lehtëson mërzinë dhe rrit nivelet e energjisë.
-Humori ndikon dhe në zbutjen e kritikave. Shpesh, udhëheqësit duhet të bëjnë kritika përsa i përket performancës së gjithësecilit në punë. Një mënyrë e lehtë dhe e efektshme për të menaxhuar këtë është t’i japë kritikat në një mënyrë sa më të ‘butë’, nëpërmjet humorit.
-Është më e lehtë të punosh me ekipin nëse silleni me edukatë dhe mirësjellje, sesa duke bërë rolin e ‘diktatorit’. Përdorimi i humorit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të pozicionuar veten si udhëheqës, i një grupi pa i kujtuar gjatë gjithë kohës ekipit se ju jeni lideri, dhe nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’ju ndjekin.
-Udhëheqësit mund të përfitojnë vërtet nga të qenit popullor. Studimet kanë treguar që humori, jo vetëm mund të inkurajojë punonjësit të mendojnë pozitivisht për të, por gjithashtu mund të ‘’shtypin’’ ndjenjat negative që mund të kenë ndaj udhëheqësit të tyre.

Edhe nën drejtimin e udhëheqësve më të mire ka gabime dhe tensionet. Në situate të tilla udhëheqësit kanë dy zgjedhje. Ose do të gjejnë fajtorin për këtë gjendje dhe do ta ndëshkojnë, ose do të bëjnë shaka dhe kështu shpërndajnë tensionin që është krijuar. Përdorimi i humorit në raste të tilla zbut mosmarrëveshjet dhe rivendos stabilitetin në punë.
Të tilla sjellje kanë dhe një shpjegim mjekësor, qeshura ul presionin e gjakut dhe rrit qarkullimin e tij duke ulur tensionin dhe dhimbjen e muskujve dhe rrit sistemin imunitar.

Article Logic
Execution time: 0.0038278102874756