INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni më parë si do jetë moti, nuk do të zhgënjeheni

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni më parë si do jetë moti, nuk do të zhgënjeheni

Publikuar më: 21:10 06-04-2018

Fundjava do të ketë një mot me kthjellime në të gjithë territorin ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore. Sipas Meteoalb dita e shtuna, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore, ndërsa e diela do të sjellë kthjellime.

Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Veriun ku mesdita ka shënuar rënie. Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërisht me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047399997711182