INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për fundjavë? Moti na surprizon sërish! Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat [FOTO]

Keni bërë plane për fundjavë? Moti na surprizon sërish! Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat [FOTO]

Publikuar më: 16:54 12-10-2018

Jemi pothuajse në mes të tetorit dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta dhe fatmirësisht pa shira. Ditën e nesërme kthjellimet do të dominojnë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen fillimisht në zonat malore Lindore por gradualisht vranësirat do të përfshijnë dhe zonë e ulët.

Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbulim të territorit me vranësira të dendur por pa mundur të sjellin shira. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë thuajse konstante në vlerat e mëngjesit.

Por një rënie e lehtë pritet gjatë mesditës duke variuar nga 5 deri 26°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

fuynd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824