INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare zbulon sëmundjen nga e cila vuan: “Është shumë e rrallë”

Këngëtarja shqiptare zbulon sëmundjen nga e cila vuan: “Është shumë e rrallë”

Publikuar më: 20:32 27-04-2022

Ajo është padiskutim një nga emrat më të mirë të artit shqiptar dhe e muzikës popullore.

E kemi fjalën për Merita Halili, e cila ka folur së fundmi hapur për sëmundjen nga e cila vuan. E ftuar në “Expuls”, këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga 

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, tha artistja.

 

Lupusi është një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152