INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare reagon KUNDËR vendimit të qeverisë: 'Të mjerët ne! COVID-i dalka pas orës 20:00!'

Këngëtarja shqiptare reagon KUNDËR vendimit të qeverisë: 'Të mjerët ne! COVID-i dalka pas orës 20:00!'

Publikuar më: 17:27 20-07-2020

Këngëtarja e njohur Xhesika Polo ka reaguar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës dhe kufizimeve për muzikën pas orës 20:00.


Në një njoftim zyrtar, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vendosi që të ndalojë hapjen e bareve lounge, klubeve të natës dhe diskove, si dhe kufizimin e muzikës në të gjitha lokalet deri në orën 20:00 të darkës.


Por kjo me sa duket, prek drejtpërdrejt jo vetëm bizneset por edhe këngëtarët e muzikës live, të cilët që prej fillimit të pandemisë e kanë ndërprerë punën dhe nuk kanë marrë as pagë lufte nga qeveria.

Mes të tjerash Xhesika Polo u bën thirrje këngëtarëve që të ngrenë zërin të gjithë ata që kanë të njëjtin hall, pra që jetojnë me të ardhurat nga muzika live.

“Ahhhh ku po jetojme te mjeret ne!! COVIDI dilka vetem pas ores 20:00 ne muzike dhe beka namin, se clidhje ka muzika me virusin hajde gjeje!! Para ores 20:00 le te digjen bokset, po semos kalon ora 20:01 seee ??‍♀️??‍♀️

Le te ngrejme zerin te gjithe o ju miq e koleg me te njejtin hall!!!”

11-4.jpg

 

106596259_602881023939015_1994391394380152761_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938