INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare i bën dhuratën e veçantë Flori Mumajesit pas ''Kënga Magjike'' dhe ai nuk e fshehu dot gëzimin! [VIDEO]

Këngëtarja shqiptare i bën dhuratën e veçantë Flori Mumajesit pas ''Kënga Magjike'' dhe ai nuk e fshehu dot gëzimin! [VIDEO]

Publikuar më: 23:46 10-12-2018

Flori Mumajesi është triumfuesi i edicionit të 20-të të Këngës Magjike. 

“Plas” është kënga që u votua më me shumë pikë nga artistët pjesmarrës, duke rrëmbyer çmimin e parë të këtij festivali, dhe jo vetëm. Performanca e kompozitorit të njohur rrëmbeu gjithashtu ovacionet dhe duartrokitjet e zgjatura të publikut në sallë.

Mbrëmjen e sotme, ka qënë Elhaida Dani, e cila i ka dhuruar Flori Mumajesit emocione me këngën “Plas”. Këngëtarja e hitit “S’je më” ka realizuar cover-in e këngës, ndërsa thekson se do të kishte dashur vetë ta kishte shkruar “Plas”.

“E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë… Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time… Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhurate për @iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite ! Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde. Uroj ta pëlqeni të gjithë ju.” – shkruan krahas videos Elhaida Dani.

 

Këtë video e ka publikuar edhe Flori i cili ndihet shumë i lumtur që i ka dhënë një tjetër ndjesi këngës dhe e falënderon atë.

voet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002129077911377