INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare flet troç: Që të jesh e famshme, duhet të kalosh në shumë krevate [FOTO]

Këngëtarja shqiptare flet troç: Që të jesh e famshme, duhet të kalosh në shumë krevate [FOTO]

Publikuar më: 13:23 27-11-2017

Ajo është një këngëtare e njohur dhe me një CV të pasur repertori muzikor.

Madje edhe në Shqipëri zëri i saj ka arritur të korrë sukses edhe pse jo mjaftueshëm për të. Ndaj Anxhela Peristeri vendosi të kthehej në Shqipëri . Teksa ka folur për Prive, këngëtarja përmendi  edhe këngën e saj më të fundit, pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike’.

 “Nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Domethënë të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë. Në këtë pikë duhej gjithmonë të fshihesha që isha shqiptare, gjë që nuk e bëja dot…”,  shprehet Anxhela.

‘Por që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen bëhem e famshme dhe ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata’, shton këngëtarja e zhgënjyer me fenomenin që ndodh. 

11159504_1037003542996138_2755106143938056533_n-650x358.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328