Personazhet publikë zakonisht e mbajnë tepër private jetën personale.
Megjithatë vazhdojnë të komentohen së tepërmi për këtë pjesë. Njëra prej tyre është kënëgtarja Fibi. Pasi bëri publik lajmin për ndarjen nga i dashuri, ajo nuk humbi kohë sepse ka gjetur sërish dashurinë.
Këngëtarja e hitit "Inat", është në një lidhje me modelin seksi portugez me emrin Fabio. Mediat kosovare kanë publikuar edhe një foto të saj duke u puthur me modelin në fjalë i cili është shumë i famshëm në Portugali dhe pjesëmarrës në Big Brother Francë.
Duket se kjo lidhje do të zgjasë pasi ai shkon shpesh edhe në Kosovë për t'u takuar me Fibin.















13 Dec 2025 





