INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me yjet me famë ndërkombëtare! Dalin pamjet e para të videoklipit [FOTO]

Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me yjet me famë ndërkombëtare! Dalin pamjet e para të videoklipit [FOTO]

Publikuar më: 17:01 18-07-2019

Pak ditë më parë u zbulua se këngëtarja shqiptare, Yllka Kuqi së shpejti do të sillte një projekt të ri. Ky projekt do të jetë një bashkëpunim me 2 artist me famë ndërkombëtare, Cengiz Elmas dhe Baby Brown, të njohur në tregun muzikor turko-gjerman. Mesa duket, këtë këngë do të mund ta dëgjojmë shumë shpejt, pasi xhirimet e videoklipit kanë nisur.

Në fotot e publikuara nga ‘Prive’, Yllka shfaqet e veshur me një fustan të bardhë mbas trupit, me një stil ekstravagant, ndërsa Cengiz dhe Baby Brown shfaqen të dy me një stil sportiv. Ky bashkëpunim me siguri do të bëjë të mundur njohjen e këngëve tradicionale shqiptare kudo nëpër botë, pasi refreni i saj do të ketë 2 të tilla. Përsa i përket detajeve të tjera, nuk dimë asgjë më shumë, kështu që na mbetet vetëm të presim publikimin e saj.

66771178_483864065683196_6945047797934587904_n.jpg67245790_463391084486626_7850833499895365632_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038418769836426