INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur na shokoi të gjithëve! Zbulon historinë e trishtë: Tre aborte në dy vite [FOTO]

Këngëtarja e njohur na shokoi të gjithëve! Zbulon historinë e trishtë: Tre aborte në dy vite [FOTO]

Publikuar më: 17:31 17-09-2018

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës country me shumë hite të suksesshme. 

Por duket se Carrie Underwood nuk ka patur një jetë familjare shumë të lumtur.

Muajin e kaluar këngëtarja Carrie Underwood zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin e saj sportist, Mike Fisher.

Por së fundmi, Carrie ka treguar detaje të dhimbshme lidhur me shtatzënitë e saj. Në një emision mëngjesi këngëtarja ka rrëfyer se përpara se të mësonte për këtë shtatzëni, ajo ka pësuar tre aborte njëri pas tjetrit.

Dy aborte i kanë ndodhur në vitin 2017 dhe një në fillim të vitit 2018.

Artistja është shprehur se në fillim është përpjekur ta kapërcejë duke menduar se çdo gjë ishte e shkruar.

“Në fillim menduam ‘Ok, o Zot, e dimë që ky thjesht nuk ishte momenti yt, por çdo gjë është në rregull. Ne do ta kalojmë. Por pas abortit të tretë menduam: ‘Ok, ku qëndron problemi?”, ka treguar artistja.
Edhe pse e kishte shumë të vështirë të mendonte pozitivisht, Underwood ka rrëfyer se është përpjekur shumë ta bëjë një gjë të tillë.

carrrrieee.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039517879486084