Këngëtarja italiane Elodie duket se ka vendosur të mos e mbajë më private jetën e saj sentimentale. Një postim i fundit në rrjetet sociale ka ngritur dyshimet në nivel tjetër, duke u interpretuar nga fansat si një konfirmim i hapur i lidhjes së saj me balerinën shqiptare Françeska Nuredini. Gjatë pushimeve në Japoni, Elodie ka ndarë një seri fotosh nga momentet e saj në vendin aziatik. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një foto intime, ku ajo dhe Françeska shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante, teksa përqafohen ngushtë me njëra-tjetrën.
Edhe pse prej muajsh kanë qarkulluar foto dhe video të dyshes së bashku, kjo është hera e parë që vetë këngëtarja publikon një moment kaq personal. Një veprim që për shumë ndjekës shihet si një mënyrë për ta bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.
Lidhja mes tyre ka lindur në ambientin profesional. Françeska Nuredini, 24 vjeç, është pjesë e trupës së vallëzimit të Elodies dhe e ka shoqëruar këngëtaren në turnetë e fundit muzikore. Në një intervistë për “Le Mile Magazine”, Françeska ka folur për bashkëpunimin me Elodie, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të rëndësishme, jo vetëm artistike, por edhe personale një deklaratë që sot merr një kuptim tjetër.









13 May 2026 





