INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e famshme i jep fund beqarisë në vetëm 5 muaj lidhje, shihni unazën me super diamant [FOTO]

Këngëtarja e famshme i jep fund beqarisë në vetëm 5 muaj lidhje, shihni unazën me super diamant [FOTO]

Publikuar më: 19:30 23-07-2020

Këngëtarja e njohur Demi Lavato e ka çuar lidhjen e saj me aktorin Max Erich në një hap tjetër.

Nuk u deshën më shumë se pesë muaj që këngëtarja e njohur Demi Lovato dhe partneri i saj ta kurorëzojnë dashurinë me fejesë.

Çifti e kaloi bashkë karantinë dhe mesa duket kjo ka ndikuar për mirë.

Ka qenë vetë Demi që e ka dhënë lajmin me anë të disa postimeve në ‘Instagram’. Ajo ka postuar foto ku shihet në krahët e të dashurit, ndërsa ka publikuar edhe unazën e shtrejtë.

Krahas postimit nuk kanë munguar edhe fjalët e ndjera nga këngëtarja për të dashurin.

“E dija që do të të doja që në momentin e parë që të pashë. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj me fjalë dhe nuk e kuptojnë ata që nuk e kanë përjetuar vetë. Unë fatmirësisht po e përjetoj. Nuk kam dashur kurrë njeri pa kushte kështu siç të dua ty (përveç prindërve). Nuk më ke bërë asnjëherë presion të jem dikush tjetër, veç asaj që jam. Më bën të nxjerr më të mirën time. Jam e lumtur që pranova të martohem me ty. Jam gati të krijoj familjen time me ty. Do të të dua përgjithmon” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

4a4adf7232dbfcb86e8b5393dde7be64_L.jpgScreenshot_4_copy.pngdem.png

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219