INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarit të njohur shqiptar i vjen në majë të hundës Shqipëria dhe vendos të largohet [FOTO]

Këngëtarit të njohur shqiptar i vjen në majë të hundës Shqipëria dhe vendos të largohet [FOTO]

Publikuar më: 14:27 01-08-2018

Ai e ka shprehur troç zhgënjimin që ka pësuar në vendin e tij, gjë që e ka bindur edhe të largohet përgjithmonë nga Shqipëria.

Ai bashkë me vëllanë e tij këngëtar, kanë qenë shpesh të pranishëm në evente të ndryshme muzikore.

Endri në intervistën e fundit ëhstë shprehur se po mendon serizozisht të largohet nga Shqipëria për t’u vendsour në SHBA ose Australi.

“Unë nuk gënjej asnjëherë. Por, vitet e fundit e kam menduar dhe mbase shumë seriozisht. Pse? Luftova dhe punova shumë në këtë vend, u vlerësova dhe u pagova shumë te ky vend, u bëra protagonist shumë herë i shumë debateve, që vetëm ne i kemi kundërshtuar fort kundër shumë klaneve të fuqishme, apo vetë shtetit. Për mua ,është vetëm e mira e këtij populli, që nuk di se kush ta gënjejë më parë, se kush ta vjedhë më parë, se kush ta shtypë me parë e vetë eksperimenti nuk di se ku do dalë në këtë vend. Çdo ditë, çdo ditë, gënjeshtarët në televizione e marrosën fare këtë popull. Më duket sikur i kanë injeksuar gjilpërë në tru, prandaj dhe unë kam menduar për t’u larguar në një vend me të vërtetë e të sinqertë, por duke mos harruar, shkruar dhe kënduar për vendin tim. Dhe nëse largohem në një të ardhme jo shumë të largët, mos të trembet asnjë nga fansat tanë, sepse ju premtoj që do të vijmë dy herë në vit, do t’i biem rreth e përqark gjithë vendit tonë, duke qenë pranë gjithë jetën me ju.”, ka përfunduar Endri.

stefi1-780x439.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031869411468506