INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari ndalon koncertin për të shpëtuar një femër nga ngacmimi seksual! Ja çfarë ndodh [VIDEO]

Këngëtari ndalon koncertin për të shpëtuar një femër nga ngacmimi seksual! Ja çfarë ndodh [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 19-01-2017

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në mes të një koncerti.

Atif Aslam, një nga këngëtarët më popullorë dhe më të pëlqyer në Pakistan ka fituar zemrat e të gjithëve në koncertin e tij të fundit. Ai ka ndaluar në mes të një këngë pasi vuri re se një grup meshkujsh po ngacmonin një vajzë. Menjëherë sapo ndaloi koncertin artisti 33 vjeçar i pyeti djemtë në rast se e njihnin vajzën dhe më pas u tha atyre që ta respektonin pasi ajo mund të ishte mamaja ose motra e tyre. Por nuk u ndalua me kaq, Aslam e hipi sipër në skenë për ta “shpëtuar”, fjalë të cilat i përdori tekstualisht për këtë situatë. Në fund ai shtoi se do të ishte një koncert i gjatë që duhej shijuar me disiplinë dhe sjellje prej “qëniesh njerëzore”, përndryshe do të përfundonte shumë shpejt. Ky event ishte i tejpopulluar dhe shumë vajza thanë që ishin ngacmuar seksualisht në të.

Article Logic
Execution time: 0.0042669773101807