Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga media online Reporteri, duke tronditur botën e artit dhe muzikës shqiptare.
Sipas njoftimeve paraprake, këngëtari është gjetur pa shenja jete nga nj në banesën e tij në Prishtinë. Një zonjë, që ishte angazhuar për të pastruar shtëpinë e të ndjerit, ka vënë re një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të Krasniqit. Ajo ka tentuar t’i japë ndihmën e parë, por kur ka dalë për të marrë ujë, dera e banesës është mbyllur dhe nuk ka mundur të kthehet më brenda. Kjo ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, e cila ka hapur derën me forcë.
Kur ka mbërritur Njësia e Emergjencës, ka konstatua se artisti kishte ndërruar jetë. Hetuesit dhe specialistët e Mjekësisë Ligjore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas hetimeve fillestare, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e Krasniqit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është gjetja e një pakete të zbrazët të një pilule për stimulim seksual në xhepin e xhaketës së viktimës, e cila ka ngritur dyshime të mundshme për një infarkt të mundshëm, si pasojë e përdorimit të këtij bari.
Shemi ishte një nga zërat më të dashur dhe më përfaqësues të muzikës tradicionale shqiptare. Me interpretimin e tij unik, ai i dha jetë një prej këngëve më ikonike të folklorit modern shqiptar, “Xhamadani vija-vija”, e cila u shndërrua në simbol kombëtar dhe në një urë lidhëse mes brezave.








20 Dec 2025 





