INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i famshëm bën apel për ndihmë: Kam humbur vëllain nga Uragani, nuk e di ku është [VIDEO]

Këngëtari i famshëm bën apel për ndihmë: Kam humbur vëllain nga Uragani, nuk e di ku është [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 27-09-2017

Uragani Maria që goditi Puerto Rikon më 20 shtator, la pas shumë dëme, duke nisur nga ndërprerja e rrjetit të energjisë në tërë vendin, shkatërrimi i rrugëve, i shtëpive, humbja e jetës së shumë njerëzve, e shumë të tjerë nuk janë gjetur ende.

Një ndër ta është edhe vëllai i këngëtarit të njohur nga Puerto Riko, Ricky Martin. Nëpërmjet një video në Instagram ai ka bërë apel për ndihmë pasi kërkon të gjejë vëllain që ka humbur pas kalimit të uraganit Maria në Puerto Rico.

 “Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.

Ricky Martin u kërkoi 8.9 milionë ndjekësve të tij të kontribuojnë në fushatën për mbledhjen e fondeve që u lançua pak ditë më parë, për të rindërtuar ishullin e për të ndihmuar viktimat që shkatërroi Maria.

 

Please donate. Link in bio. #hurricanemaria youcaring.com/rickymartin

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775