INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari Blero jep deklaratën ''bombë'': ''Kam luajtur futboll me Ibrahimovich kur se njihte askush, tani është një legjendë...''

Këngëtari Blero jep deklaratën ''bombë'': ''Kam luajtur futboll me Ibrahimovich kur se njihte askush, tani është një legjendë...''

Publikuar më: 12:12 20-01-2019

Këngëtari Blero i ftuar në emisionin “Prive” ka shpërndarë me publikun një moment që ai e quan të veçantë në jetën e tij.

Edhe pse një fans i Barcelonës dhe Lionel Messi-t, përsëri këngëtari nuk mund ta mohonte afeksionin për Ibrahimovich, duke theksuar se atë e ka njohur në një periudhë mjaft të hershme të jetës së tij.

“Ju të gjithë e dini pasionin tim që kam për futbollin. Kur kam qenë më i ri, në Suedi, më ka rënë rasti të luaj kundër Ibrahimoviç, në Kupë të Suedisë. Tani e njeh gjithë bota. Ka qenë ndjenjë interesante, në atë kohë ishte vetëm lojë, por ai tashmë është legjendë. Është e veçantë kur i thua dikujt se kam luajtur kundër tij”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334