INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngët e tij bëhen MEME në protestën e studentëve, reagon UNIKKATIL: Mos lejoni...[FOTO]

Këngët e tij bëhen MEME në protestën e studentëve, reagon UNIKKATIL: Mos lejoni...[FOTO]

Publikuar më: 21:36 11-12-2018

Qëndresa e studentëve ka dalluar nga të gjitha protestat e tjera, pasi ata kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të paraqitur kërkesat e tyre.

Me anë të pankartave studentët kanë zgjedhur një sërë memesh dhe shprehjesh për të kërkuar plotësimin e 8 pikave të kërkesës së tyre, nga Ministria e Arsimit.

Ata vijojnë të kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë dhe të këmbëngulin në kërkesat e paraqitura. Ata kanë përdorur edhe tekstet e reperave të njohur dhe sigurisht që nuk mund të bënte përjashtim Unikkatil. Siç duket reperi i dashur për publiku i ka vënë re këto pankarta në rrjetet sociale dhe i ka postuar ato në Instagram, madje u ka bërë thirrje atyre që të mos lejojnë partitë të ndërhyjnë.

“Forca studenta!! Kur fillon politikani me iu frikësu popullit atëherë shteti ecë si duhet!! Mirëpo, mos lejoni parti tjera me rrasë hundën këtu. “, shkroi Unikkatil në kolazhin e teksteve të tij të përdorura për pankarta.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316