INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga homazh për tragjedinë e kullës Grenfell thyen të gjitha rekordet në Britani! [VIDEO]

Kënga homazh për tragjedinë e kullës Grenfell thyen të gjitha rekordet në Britani! [VIDEO]

Publikuar më: 15:04 22-06-2017

Kënga e bamirësisë e regjistruar për të ndihmuar viktimat e tragjedisë së kullës Grenfell është bërë single i shitur më shpejt në dekadën e fundit.

Vetëm pak orë pasi video u transmetua në ITV, Kompania Zyrtare e Klasifikimeve konfirmoi se kënga kishter kapur numrin e 120 mijë kopjeve mes shkarkimeve dhe shitjeve në sajtet streaming. Kënga u publikua në orën 8 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe blerësit e emocionuara lavdëruan artistët që fshiheshin pas realizimit të saj. Jo vetëm kaq, ata madje thanë që kënga është e atij niveli që vërteton fuqinë e vërtetë të Londrës. Kujtojmë se një armatë e vërtetë yjesh, nën drejtimin e Simon Cowell, u aktivizua për realizimin e kësaj kënge, ku ndër të tjerë spikasin emra si Rita Ora, Dua Lipa, Jessie J apo Robbie Williams.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561