INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënga e DRAKE me simbole SHQIPTARE, çfarë thotë reperi në lidhje më Shqipërinë

Kënga e DRAKE me simbole SHQIPTARE, çfarë thotë reperi në lidhje më Shqipërinë

Publikuar më: 13:31 30-11-2023

Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Më pas, Drake luan poker dhe biladro me një grup miqsh, të cilët janë të veshur të gjithë, bashkë me Drake, me xhaketa të stilit bomber, ku në shpinë shfaqet sërish shqiponja e zezë dykrenare.

Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike.

Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon sipër detit.

Për momentin e kemi paaak të paqartë lidhjen e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi. Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”. Dhe/ose Mariana, një vajzë nga Prishtina, i ka thyer zemrën.

Shtojmë që simboli ynë kombëtar, vizualisht, mund të lidhet disi me titullin e këngës. Dy kokat e shqiponjës shohin në drejtime të kundërta, ashtu si polet e kundërt Drake-Mariana; Polar opposites është një një term që përdoret për të përshkruar dy njerëz që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022790431976318