INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kendall Jenner nuk heq dot dorë nga burri i motrës [FOTO]

Kendall Jenner nuk heq dot dorë nga burri i motrës [FOTO]

Publikuar më: 11:03 13-10-2016

Familja Kardashian ka ruajtur një profil të ulët që kur Kim Kardashian u grabit në Paris 10 ditë më parë, por disa gjëra thjesht nuk mund të fshihen dot.

Kendall është parë në publik ditën e djeshme ndërkohë që iu bashkua sërish Scott Disick për drekë, i cili rastis të ketë 3 fëmijë me motrën e tij Kourtney Kardashian. Kendall dhe Scott janë përforlur gjatë në të kaluarën për një lidhje romantike, në shumë raste dhe për më shumë se një vit. Një revistë madje pretendoi se ajo ishte shtatzanë me të, por siç e kemi vënë re të gjithë, ky lajm nuk rezultoi i vërtetë. Familja është tallur gjatë me këtë lajm, por ajo që duket e vërtetë është se Kendall dhe Scott thjesht nuk ndahen dot nga njëri tjetri, edhe nëse ky i fundit vazhdon me Kourtneyn apo ndahet nga ajo. Të jetë vetëm miqësi? Duke gjykuar nga personazhet që përmban familja Kardashian, shumë e vështirë duket.

Article Logic
Execution time: 0.0045878887176514