INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kënaqësi e dyfishtë! Mund t'ju duket çudi, por në Botërorin e Rusisë do të lejohen hashashi dhe kokaina

Kënaqësi e dyfishtë! Mund t'ju duket çudi, por në Botërorin e Rusisë do të lejohen hashashi dhe kokaina

Publikuar më: 22:46 28-02-2018

Rusia zakonisht nuk ka njihet për politikat liberale, por këtë herë na ka surprizuar. Gazeta e njohur në vend "The Moscoë Times" ka bërë me dije se fansat e futbollit do të lejohen të sjellin hashash dhe kokainë gjatë ndeshjeve të Botërorit Rusi 2018. Por sigurisht që kjo do bëhet me një procedurë, pasi të gjithë poseduesit e drogës do të plotësojnë dokumentat e nevojshme për Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi nga 14 qershori deri në 15 korrik të këtij viti.

Përveç lejimit të nxitësit pluhur, Rusia u lejon njerëzve të marrin heroinë në stadium, për aq kohë sa ata kanë një shënim nga mjeku.

Sipas rregullave të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të drejtuar nga Rusia, udhëtarët mund të sjellin drogën në vend me kusht që ata të sjellin dokumentacionin e shkruar në gjuhën ruse se narkotikët janë për përdorim mjekësor.

Tifozët gjithashtu mund të sjellin një kopje të vërtetuar të 'recetës' dhe do të duhet të plotësojnë një deklaratë doganore.

Komiteti Organizativ i Kupës së Botës të 2018-ës thotë se zbatimi i ligjit në stadiume do të jetë përgjegjës për të kontrolluar legjitimitetin e recetave.

Komiteti organizues shprehet se:

"Zyrtarët e sigurisë do të monitorojnë zbatimin e rregullave për mbajtjen e barnave me recetë në pikat e kontrollit në stadiume".

Sa interesante do dukej ndeshja!

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779