INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Luhatje në tregun valutor. Leku forcon pozitat, euro bie sërish

Luhatje në tregun valutor. Leku forcon pozitat, euro bie sërish

Publikuar më: 16:15 13-04-2018

Leku ka vijuar të forcojë pozitat përkundrejt të gjitha monedha këtë fundjavë. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.34 lekë, me 0.22 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka shënuar sërish rënie duke regjistruar nivelin më të ulët të këmbimit në këto 10 vite. Edhe pse rikuperoi pikë përkundrejt lekut dy ditë më parë, të premten përsëri monedha e përbashkët është zhvlerësuar. Krahasuar me te njëjtën periudhë të një viti më parë, euro këmbehet me 2.5 lekë më pak. Edhe dollari amerikan po humbet terren në raport me lekun. Sot dollari ka zbritur në kuotën e 104.8 lekë, duke u luhatur në nivelin më të ulët të pesë viteve. Nisma e Bankës së Shqipërisë për të nxitur përdorimin e monedhës vendase, lekut, ka dhënë efektet e saj. Kjo masë ndikoi në zhvleftësimin e euros në vend por dobësoi gjithashtu edhe valutat e tjera. Monedha e përbashkët ka nisur të zhvlerësohet që prej fillimit të dhjetorit por tri javët e fundit luhatjet e euros kanë qenë me të forta gjë që për ekspertët është pasqyrim i politikave të ndërmarra së fundi nga Banka e Shqipërisë. Ndryshimet e ndjeshme në tregun valutor janë komentuar nga guvernatori i BSH-së. Sipas Genc Sejkos luhatjet e valutave nuk cënojnë ekonominë e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879