INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këlcyrë. Bllokohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku

Këlcyrë. Bllokohen 107 kg kanabis, procedohet kryeplaku

Publikuar më: 11:20 05-08-2017

Një sasi prej 107 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Këlcyrë të Përmetit në kuadër të një operacioni të koduar “Limari” . Droga u kap në fshatin Limar të Këlcyrës, në vendin e e quajtur “Ferra e Kuqe”, në një ambjent të hapur. Mësohet se policia ka shpallur në dy persona të dyshuar ndërsa kryeplaku i fshatit Limar, P.K, 35 vjeç, do të procedohet në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725