INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejsi sikur s’ka ndodhur gjë, publikon pamjet! Stresi në burg, vjehrra e tij: Do kërcej për dhëndrin se...[FOTO]

Kejsi sikur s’ka ndodhur gjë, publikon pamjet! Stresi në burg, vjehrra e tij: Do kërcej për dhëndrin se...[FOTO]

Publikuar më: 23:20 28-10-2018

Më 17 tetor Stresi u arrestua nga policia në një hotel në Linzë, i dyshuar për trafik droge. Por ajo për të cilën u përfol më shumë gjatë arrestimit të tij ishte marrëdhënia me të fejuarën Kejsi, pasi reperi u gjet në hotel me një 20-vjeçare.

Ajo vendosi që të reagonte vetëm 3 ditë pas arrestimit të partnerit, duke shkruar se nuk i interesonte mendimi dhe gjykimi i njerëzve, ndërsa u këshilloi ndjekësve që të shohin jetën e tyre.

Kejsi i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë dhe lidhjen e fortë që duket se kanë. Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ndodhet në një ditëlindje të një vogëlusheje, ndërsa ka shkëputur një moment nga kërcimi i nënës së saj.

Ajo që është më pikante në këtë foto, është përshkrimi që i ka bërë…

“Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”, ka shkruar bukuroshja brune.

T.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0016329288482666