INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kejsi reagoi kështu për vajzën që u gjet në dhomë me Stresin, por janë ndarë? Reperi nuk pranon ta takojë [FOTO]

Kejsi reagoi kështu për vajzën që u gjet në dhomë me Stresin, por janë ndarë? Reperi nuk pranon ta takojë [FOTO]

Publikuar më: 00:16 01-11-2018

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, apo siç njihet ndryshe ‘Stresi’, prej dy javësh ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua nga policia si pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Në hotelin ku u arrestua në flagrancë ishte edhe një femër tjetër, por Kejsi, e dashura e reperit, ka treguar se nuk e konsideron si temë derisa të perballet vetë me Arkimedin dhe nuk lejon asnjë akuzë mbi të, që të ndikojë tek ajo deri atëherë.

Kejsi së fundmi ka treguar për "revistawho.com" se se ajo dhe Stresi nuk janë ndarë, por na habiti teksa tregoi se Stresi nuk ka dashur ta takojë pas arrestimit.

"Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë. Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë mirë dhe asgjë tjetër. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty", është shprehur Kejsi.

-640-0-5bda3665dded4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377