Stresi ka bërë një rrëfim të fortë brenda “Big Brother VIP Kosova”. Ai ka treguar se ish-gruaja e tij, Keisi, ka tumor në tru.
Reperi është përlotur teksa po tregonte, ndërkohë që vetë Keisi nuk e kishte bërë kurrë publike vetë.
“Është ekstremisht e fortë. Më ka mbajtur për 7 vjet në shtëpi me halle me probleme me çdo gjë. Ajo i ka dy tumore, po flasim hallet e tjetrit tani. Ka tumor dhe kist, ngjitur njëra-tjetrës. Kjo më vret çdo natë mua, prandaj foli këtu për të se më ka ngelur brengë në shpirt. Nesër mundet me m’ndrru jetë çika e nuk e kam parë që tre vjet…”, është shprehur ai.








13 Dec 2025 





