INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ke të dashur?'' Arilena Ara flet për jetën private, tregon disa detaje që nuk i dinim deri më sot

''Ke të dashur?'' Arilena Ara flet për jetën private, tregon disa detaje që nuk i dinim deri më sot

Publikuar më: 11:16 18-03-2018

Nëntori ishte “çelësi” për të hapur çdo derë suksesi dhe tani ajo ka fatin të bëjë ëndrrën e saj realitet: që zëri i saj të dëgjohet nga të gjithë. Fama e saj u rrit menjëherë dhe është për tu thënë se edhe jashtë trojeve shqiptare numri i fansave është jashtëzakonisht shumë i madh.

Pasi shpërtheu në klasifikime e diskoteka në vendet evropiane, Arilena Ara po tenton të depërtojë edhe në tregun amerikan. Fluturimi i 19-vjeçares me zërin e ëmbël dhe lukun e thjeshtë u ndal vetëm për një ditë në Shqipëri në koncertin e Ditës së Verës, ku dha edhe një intervistë për “Jo vetëm modë”, në lidhje me të rejat e fundit nga karriera e këngëtares dhe jo vetëm.

“Unë sapo kam ardhur nga New York. Jam e rezervuar në udhëtimet e mija, qoftë për punë apo për qejf, nuk dua të tregoj shumë, kam dëshirë që puna dhe muzika ime të flasin. Mund të them se në New York kënga sapo ka filluar të luhet. Në New York isha për të punuar muzikë të re dhe gjëra të reja do vijnë shumë shpejt”, paralajmëroi këngëtarja.

Për jetën private, vetë këngëtarja rrëfen se angazhimi në muzikë nuk i lë kohë mjaftueshëm për të krijuar marrëdhënie me një partner, megjithatë 19-vjeçarja nuk i thotë jo ndonjë propozimi në horizont.

“Të të them nuk kam kohë do të duket e çuditshme. Nuk kam asgjë për momentin, jam e re dhe e fuqishme. Nuk është se nuk dua, kur të ndodhë do të ndodhë dhe do të jetë një gjë e bukur. Nuk është se po e kërkoj, nuk jam njeri që planifikoj në lidhje me jetën sentimentale”, përfundoi këngëtarja.

arilena1-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162