INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ke mbërrit aty ku je me ligjin e BANANES'', pasi reperja e njohur e sulmoi dhe e mbështeti FIFI, TAYNA bën këtë reagim! [FOTO]

''Ke mbërrit aty ku je me ligjin e BANANES'', pasi reperja e njohur e sulmoi dhe e mbështeti FIFI, TAYNA bën këtë reagim! [FOTO]

Publikuar më: 19:08 19-11-2018

Reperja e njohur Tayna ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, “Pow Pow”, e cila ka sjellë reagime të shumta tek ndjekësit dhe në lidhje me të ka reaguar edhe këngëtarja Arta Memedi.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Arta ka akuzuar menaxherin e Taynës se i ka shkuar tre muaj në shtëpi derisa i ka bërë videoklipin. “Ti zemer ata zanat neper kang “Aaaaah” i ki msu ne tjeter ven po tu kan ngatru skena me krevatin ski faj as Ti! E Mos na dil neper televizore kishe ki hjek dej sa ki mbri ku je ot se ti me ligjin e terheqjes asi ligjin e “bananes” shume shpejt ki hyp nalt as edhe nji dit ski hjek per me na kallxu qysh me mri sukses, s’je shembull adekuat ti per suksesin e rinise se ki mar ne krah te Rina Balaj’s nepermjet ofendimeve gjoja po boj rep edhe ne krah te atina qe ti ka le folloëersat, klikimet, dezodorantat e tj! E ma direkte se qikjo ska, heren tjeter amon bona tagg ne kang kur na kushton rreshta e mos u tut. E tash vazhdoni, veq najdit edhe naj kang keni me fshi prej youtubes Qaq pishman qe keni mi ra sepse jom kon aty kur kan nis rrajt e ksaj pune pa kon hiq ti rep zhgleistja prezente ne rreth dhe i di senet qe publiku i dashur nuk e kan idejen se si kan funksionu senet per me mri ti me dal ne skene. Per detale nihemi qitu pas pak.

“I ki shku banes rafsh 3 muj cdo nat para se me ja bo nji kang e nji klip (pa dijenin tem), dhe ja qe i paska funksionu ligji i terheqjes asaj. Qe kan me vazhdu kercenimet kan me dal disa imazhe shume te vrazhda per audienc”, shkruan Arta.

Pas Artës, ka reaguar edhe Fifi e cila ka mbrojtur këtë të fundit duke u shprehur publikisht se e mbështet. Fifi ka publikuar edhe një koment të një fansi të Taynës dhe shkruan se nuk i bën përshtypje. “Jam shumë krenare me trupin tem, me tulat dhe me ate qe boj”, shkruan Fifi nder te tjera.

E sigurisht që nuk mund të mungonte një reagim i Taynas e cila ka publikuar një foto nga klipi i saj i ri në të cilën shkroi se i pëlqen fakti që po i dëgjon duke folur kështu.

 

LOV.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154