INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë deputet zgjedhin shqiptarët për t’u bërë frymëmarrje gojë më gojë? [FOTO]

Kë deputet zgjedhin shqiptarët për t’u bërë frymëmarrje gojë më gojë? [FOTO]

Publikuar më: 12:18 24-03-2017

Një analisti i njohur hedh në FB një pyetje të pazakontë: Kë deputet do të zgjidhni për tu bërë frymëmarrje gojë më gojë?
Me sa duket analisti Dritan Hila është nisur nga një rast konkret që ka ndodhur në Londër, ku zv/ministri i jashtëm u përpoq të kthente në jetë një polic të plagosur nga terroristi dy ditë më parë përpara parlamentit duke i bërë edhe frymëmarrje artificiale.

hila.png


E në fakt po të shohësh përgjigjen emrat janë të larmishëm, nga Sali Berisha, Flamur Noka, Niko Peleshi, Nard Ndoka, Arben Ristani, Tom Doshi, Bashkim Fino. Ata kanë veçuar dhe politikane gra, si Grida Duma, Esmeralda Shkaju, Majlinda Bregu.
Po në fakt në të gjithën këta emra më shumë është përmendur Sali Berisha dhe Eduart Ndocaj. Pra mund të themi se një pjesë e shqiptarëve preferojnë për frymëmarrje artificial këta dy politikanë.
Po ka dhe shumë komente me humor, si “Eduart Ndocaj, nëse do ta linte barku” apo dhe për Erjon Braçen, si “Braçe. Mendon gjithmonë për të tjerët...E ka filluar që në vegjëli duke ja ngrenë pula bukën nga dora!, e tje.
Disa thënë jo dhe kanë bërë dhe humor të këtij lloji: “Jo ore, të na fusin frymën e korrupsionit në gjak dhe pastaj nuk ka burrë nëne të na ndalojë nga vjedhja dhe mashtrimi.” apo “Asnjë! Më mirë i vdekur se sa i ndotur nga frymarrja e tyre.”

print_sc_ok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217