INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ke bërë një zënkë të tmerrshme me partnerin? Ja 5 mesazhet që mund t’i dërgosh për të rikthyer sërish dashurinë tek njëri-tjetri

Ke bërë një zënkë të tmerrshme me partnerin? Ja 5 mesazhet që mund t’i dërgosh për të rikthyer sërish dashurinë tek njëri-tjetri

Publikuar më: 14:00 12-01-2019

Të luftosh me partnerin mund të jetë shumë e dhimbshme për ndenjat e tua, por ndonjëherë a ka gjë më të keqe se ftohja pas zënkës?

Ngelet momenti kur pas disa gjërave të tmerrshme që mund t’i keni thënë njëri-tjetrit, ato fillojnë të ndikojnë tek ju në mënyrë negative.

Gjatë kësaj kohe mund të bëhet mjaft e vështirë për njerëzit në një marrëdhënie që të ulin krenarinë e tyre për të shkruajtur të parët, por më e rëndësishmja çfarë të shkruajmë.

Nuk është kurrë e dëmshme t’i dërgosh disa mesazhe romantike partnerit pas një zënke , për t’i shprehur se si ndiheni, por edhe për t’i kujtuar pse ata të dashurojnë.

1. Kujtoji se sa shumë rëndësi ka ai/ajo për ty

“Hey ti! A ta kam thënë së fundmi se ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur? E urrej kur zihemi. A mund t’i shmangim këto dhe të kalojmë tek pjesa kur puthemi dhe jemi të dy të lumtur?

2. Pranoji gabimet e tua

“Tani po filloj të kuptoj atë shprehjen ‘ne lëndojmë ata që duam më shumë’. Ndihem shumë keq për çfarë thashë. A mund të pajtohemi të lutem?

3. Bëja të ditur, se mundësia për t’u pajtuar është e hapur

“OK, ja u zumë tani...A mund të fillojmë të pajtohemi? Të premtoj që do jetë shumë më gallatë.”

4. Siguroji që sjellja jote do të ndryshojë

“Unë mund të them më fal gjatë gjithë kohës, por duke qenë se veprimet flasin më shumë se fjalët , mund të kalosh nga unë të tregoj se sa vërtet keq ndihem”

5. Kërko falje

“Ndoshta kjo është e tepërt, por është e vërtetë. Nuk ka asnjë fund të lumtur pa ty në historinë time. Të lutem, më fal. ”

 

Article Logic
Execution time: 0.0019659996032715