INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katy Perry rikthen buzëqeshjen për viktimën e tragjedisë. Kujdes, pamje të rënda!

Katy Perry rikthen buzëqeshjen për viktimën e tragjedisë. Kujdes, pamje të rënda!

Publikuar më: 16:44 28-12-2015

Një vogëlushe fatkeqe morri këto Krishtindje më shumë seç priste, dhe e gjitha falë Katy Perry-t.

Safyre Terry e cila humbi familjarët e saj gjatë një zjarri dhe njëkohësisht mbeti e gjymtuar në njërën dorë dhe njërën këmbë, kishte shprehur dëshirën për të marrë një kartolinë krishtlindjesh nga idhulli i saj. 

Ndonëse jo në kohë për shkak të urimeve të shumta, vajza ja ka arritur të plotësojë dëshirën duke qenë se morri nga Katy Perry jo vetëm një kartolinë të personalizuar por edhe disa dhurata siç ishte një kapuç me veshë dhe një cantë dore me logon e këngëtares si dhe një DVD të filmit muzikor "Part of Me" i shkëputur nga turneu botëror "Prismatic". 

Faleminderit që e ruajte majën e pemës tënde të Krishtlindjeve për mua, ka shkruar ndër të tjera artistja në letrën e saj. Ah se për pak harruam pjesën më të rëndësishme. Këtë gjest Katy Perry nuk e reklamoi me një postim në Instagram, siç do të bënin shumë kolegë të saj!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449