INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katy Perry i bën surprizën e papritur fanses së sëmurë [FOTO]

Katy Perry i bën surprizën e papritur fanses së sëmurë [FOTO]

Publikuar më: 11:05 03-08-2018

Katy Perry i ka bërë një vizitë një fanseje të sëmurë në Australi, pasi ajo nuk mundi të shkonte në koncertin e këngëtares të hënën.

8-vjeçarja Grace Moores iu nënshtrua një operacioni në tru javën e kaluar, pasi mjekët kishin konstatuar një tumor 6 cm.

Motra e vogëlushes, 16 vjeç, shkroi në Twitter se Grace kishte dashur të shkonte në koncert para se të diagnostikohej në Prill.

Ekipi i Perry kontaktoi Tianën dhe shkoi të martën para koncertit të saj të radhës në Adelaide.

Tiana shkroi në Twitter se Grace ka qenë “fansja më e madhe e Katy që kur ajo ishte tre vjeç”. Ajo shpërndau në Snapchat video të këngëtares me famë botërore duke kaluar kohë me familjen e saj.

tian_1.jpgttt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318