Sukseset e Era Istrefit nuk kanë të ndalur!
Pas fitimit të çmimit “European Border Breakers Awards”, këngëtarja e talentuar ka fituar një tjetërr çmim moral, pasi superhiti i saj “Bon Bon” është vlerësuar edhe nga këngëtarja e mirënjohur Katy Perry. Tekstshkruesi amerikan Jesse Sj ka shpërndarë suksesin e Erës duke e vlerësuar si më të mirën e vitit 2016, dhe të njëjtin status e ka postuar edhe Katy në profilin e saj zyrtar në Twitter. Fama e Erës përtej oqeanit nuk përbën më lajm pasi e njihnim preferencën e amerikanëve për bukuroshen tonë, megjithatë situata duket më “serioze” se sa e kishim menduar. Të vlerësohesh nga një artiste e madhe nuk do të thotë pak.
 
							 
							 
							 
							 
					![Katy Perry “bekon” Era Istrefin [FOTO] Katy Perry “bekon” Era Istrefin [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/3316129733e99b60b76daa753c9785be_L.jpg?t=-62169988760) 
											
 
  
  
  
  
																 
																 
																 
																







 23 Oct 2025
23 Oct 2025 





