INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katër të vrarë në një qendër veteranësh lufte në Kaliforni

Katër të vrarë në një qendër veteranësh lufte në Kaliforni

Publikuar më: 13:13 10-03-2018

Tre gra dhe pengëmarrësi mbetën të vrarë në një qendër të reabilitimit të veteranëve të luftës në Kaliforninë Veriore. Autori, një ish-ushtarak kishte hyrë në qendrën për veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan, ndërsa kishte marrë peng shumë persona që ndodheshin brenda qendrës por disa prej tyre vendosi ti linte të lire duke mbajtur nën kërcënimin e armës 3 punonjëset që gjendeshin aty.

qendra_ne_kaliforni.jpg

Pas 8 orësh tentativash me policinë, rrëmbyesi i dha fund pengëmarrjes duke vrarë 3 gratë , ndërsa u gjet edhe vet i vdekur. Autori i ngjarjes Albert Wong një 36-vjeçar që kishte shërbyer në Afganistan gjatë viteve 2011-2012. Të tria gratë ishin punonjëse të një programi rekuperimi të veteranëve të ndikuar nga stresi post-traumatik i luftës. 36-vjeçari vuante nga stresi posttraumatik dhe vetëm dy javë më parë kishte lënë qendrën e veteranëve. Viktimat janë drejtoresha e qendrës Christine Loeber si dhe dy doktoreshat Jen Golick e Jeniffer Gonzales.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441