INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Katastrofë!' U pendua pasi bëri buzët, 'Sadna' ka dy fjalë për të thënë: 'Në një botë plot me filtra, qëndroni realë'

'Katastrofë!' U pendua pasi bëri buzët, 'Sadna' ka dy fjalë për të thënë: 'Në një botë plot me filtra, qëndroni realë'

Publikuar më: 14:28 14-08-2020

Aktorja Sara Khan prej vitesh vazhdon të jetë shumë e komentuar për pamjen e saj. Bukuroshja e cila dikur luante rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai”, ndryshoi shumë në pamje kur vendosi të frynte buzët. Megjithatë shumë shpejt ajo u pendua dhe e quajti këtë ndërhyrje estetike “një katastrofë”. Së fundmi në një intervistë Sara ka treguar për sekretet e bukurisë dhe i ka bërë thirrje vajzave të qëndrojnë sa më natyrale. Aktorja u shpreh se ditët e sotme filtrat po bëjnë që vajzat të humbin vetëbesimin.

“Makjazhi është diçka që të thekson tiparet, por jo të të bëjë si dikush që nuk je. Unë mendoj se çdokush është i bukur në mënyrën e tij. Duhet të shikoni veten në pasqyrë dhe të kuptoni se cilat janë tiparet e tua më të mira dhe më pas të përshtasni stilin tuaj të makjazhit. Kur bëni makjazh, qëndroni natyral. Problemi është se ditët e sotme njerëzit përdorin shumë filtra, që të bëjnë të dukesh komplet ndryshe dhe më pas kur shohin veten në pasqyrë, humbin vetëbesimin. Unë mendoj se njerëzit duhet të kenë më vetëbesim me veten e tyre. Nuk dua të mërzis askënd, por vetëm po them që filtrat ju bëjnë të humbni vetëbesimin. Kështu që, në një botë plot me filtra, qëndroni natyral! Duhet të jeni mirënjohës për atë që iu ka dhënë Zoti, pranojeni veten tuaj”-tha aktorja.

Duke folur për lëkurën perfekte, Sara u shpreh: “Mendoj që për të patur lëkurën perfekte, të shëndetshme, duhet të ndaloni së përdoruri shumë produkte në lëkurën tuaj. Përdorni ato natyrale, si viaminën C dhe E. Gjithashtu është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar”.

E pyetur se cilat janë produktet e saj të preferuara të makjazhit, Sara u përgjigj: “Më pëlqen ruzhi i faqeve dhe zbutësi i buzëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043