INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kartat për parkim falas për pak gati...

Kartat për parkim falas për pak gati...

Publikuar më: 11:19 27-10-2017

Kjo është një nga kartat që Bashkia e Tiranës do të pajisë qytetarët për të parkuar falas. Në të gjithë kryeqytetin do të shpërndahen 162 mijë karta rezidenti, të cilat mundësojnë parkimin falas të qytetarëve sipas zonës ku ata banojnë. Ato priten të përfundojnë dhe të shpërndahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Kartat do të jepen falas për qytetarët. Vetëm rezidenti që do të disponojë këtë kartë do të ketë hapësirë parkimi në Zonën ku ai jeton, me përjashtim të vendparkimeve me sistem tarifimi, që janë të vijëzuara me ngjyrë blu. Kartat vijnë në 4 ngjyra dhe të ndara sipas zonave, rozë për zonën 1, jeshile për zonën 2, e verdhë për zonën 3 dhe portokalli për zonën 4. Këto karta gjithmonë duhet të jenë të ngjitura në pjesën e përparme brenda xhamit të automjetit.

Ja rrugët për Parkim Publik me Pagesë:

• Çamëria
• Asim Vokshi
• Gjergj Fishta (Dëshmorët e Kombit-Muhamet Gjollesha)
• Zogu 1( Krahu Perëndimor)
• Ibrahim Rrugova (Seg.Myslym Shyri-BLV.Gjergj Fishta)
• Dedë Gjo Luli
• Kavajës
• Fortuzi
• Frederik Shiroka
• Kont Urani
• Muhamet Gjollesha
• Muhedin Llagani
• Myslym Shyri
• Pandi Dardha
• Sami Frashëri
• Teodor Keko
• Astrit Balluku
• E Dibrës(Seg Bardhyl-Myslym Keta)
• Tafaj
• Siri Kodra (E Dibrës-Ferit Xhajko)
• Siri Kodra Ferit Xhajko-Preng Doçi)
• Tefta Tashko Koço
• Papa Gjon Pali II
• Jul Variboba
• Mustafa Matohiti
• Petro Nini Luarasi
• Themistokli Gërmenji
• Bajram Curri(Seg.Perto Nini Luarasi-Konti Leopold Bertold)
• Bajram Curri(Seg. Konti Leopold Bertold-teodor Muzaka)
• Ismail Qemali
• Ali Klemendi
• Bajram Curri
• Bajram Curri
• Brigada VIII
• Ibrahim Rugova
• 5 Maji
• Aleksandër Moisiu
• Zhan D’ark(Seg.Arkitekt Kasemi-Odhise Grillo)
• Ferit Xhajko
• Hoxha Tahsin
• Luigj Gurakuqi
• Myslym Keta
• Odhise Paskali
• Qemal Stafa
• Reshit Petrela
• Bardhyl
• E Barrikadave
• E Dibrës(Seg Siri Kodra-5Maji)
• Nikolla Jorga
• Dëshmorët e Kombit ( Seg.Myslym Shyri-BLV.Zhan D’ark)
• Katër Dëshmorët
• Janos Huniadi
• Emin Duraku

Orari i parkimit publik me pagesë është nga e hëna në të premte, ora 7:30 – 20:00, pas këtij orari vendparkimet publike janë të lira dhe pa pagesë për qytetarët. Ndërsa rrugët që nuk përfshihen brenda përcaktimit të rrugëve të destinuara për parkim publik me pagesë, janë parkim i lirë, parkim për rezidentë dhe pa pagesë.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213