INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karlo Ançeloti drejt rikthimit në pankinë...?

Karlo Ançeloti drejt rikthimit në pankinë...?

Publikuar më: 07:31 25-10-2017

Pasi ka kaluar vetëm 1 muaj prej largimit nga Bayern Munih, për Karlo Ançelotin flitet se mund të marri drejtimin e disa prej skuadrave më të njohura në Europë.

Në fillim u përfol se Karlo Ançeloti mund të kalonte tek Milani i cili aktualisht gjendet në një situatë krize prej rezultateve të dobëta.

Surpriza e madhe për Karlon mund të vi nga kampionati anglez, ku mediat britanike flasin për një rikthim të bujshëm të tij në Premier League.

Një mundësi në kampionatin anglez për Ançelotin është skuadra e Everton e cila aktualisht ka shkarkuar trajnerin e saj pas një seri rezultatesh negative.

Mediat italiane flasin gjithashtu për një tjetër mundësi për teknikun italianë ku mund të marrë drejtimin e një skuadre në Kinë.

Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, i mbetet ditëve në vijim për të vendosur fatin e Karlo Ançelotit.

Article Logic
Execution time: 0.0021231174468994