INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karim Adeyemi justifikon problemet me ligjin: Kam një grua repere, s'kam një jetë normale

Karim Adeyemi justifikon problemet me ligjin: Kam një grua repere, s'kam një jetë normale

Publikuar më: 15:25 08-06-2026

Karim Adeyemi ka folur për herë të parë në detaje mbi incidentin që e çoi përpara drejtësisë dhe i kushtoi një gjobë prej afro 500 mijë eurosh.

Në episodin e dytë të dokumentarit të Amazon Prime “Loredana & Karim-Dashuri & Drama”, sulmuesi i Borussia Dortmundit shpjegon rrethanat e porosisë online që u bë objekt hetimi nga autoritetet.

Ngjarja ndodhi gjatë një periudhe kur futbollisti ndodhej me pushime, ndërsa partnerja e tij, këngëtarja e njohur Loredana, ishte e angazhuar në xhirime televizive. Sipas saj, një mik i afërt i Adeyemit mori pakot e porositura dhe i solli në aeroport, pa e ditur përmbajtjen e tyre.

“Karim ishte me pushime dhe erdhi me mua në xhirimet e DSDS. E thirra Benin dhe i kërkova të merrte pakot”, kujton Loredana në dokumentar.

Vetë Adeyemi tregoi se mbeti i habitur kur pa çfarë kishte brenda kutisë së porositur në internet.

“Ishte një kapuç, një teh i madh, një palë mbrojtëse për gishtat dhe disa gjëra të tjera. Mendova me vete: ‘Kjo nuk mund të jetë e vërtetë’”, rrëfen futbollisti.

Sipas 24-vjeçarit, bëhej fjalë për një lloj “kutie surprizë” të blerë në një faqe interneti që shiste pajisje për gjueti dhe aktivitete të ngjashme.

“Ishte një kuti misterioze. Mund të kishte çdo gjë brenda, nga mbrojtëset për gishtat deri te një thikë e vogël xhepi”, shpjegoi ai.

Adeyemi tha se motivi i blerjes lidhej me dëshirën për të mbrojtur partneren e tij, e cila për shkak të famës përballet shpesh me vëmendje të madhe publike.

“Nëse dikush dëshiron të më sulmojë mua, le ta bëjë. Por jo familjen time. Kam një grua që është repere dhe në qendër të vëmendjes. Mendoja se një person i tillë duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten. Nëse mund ta porosisja online, mendova se nuk mund të ishte e paligjshme”, deklaroi sulmuesi gjerman.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229